Shtator 25, 2020 21:09 Europe/Tirane
  • Putini propozon paktin e mosndërhyrjes zgjedhore me SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për një marrëveshje midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë kibernetike dhe për të parandaluar ndërhyrjet në zgjedhjet e njëri-tjetrit.

Në një deklaratë të Premten, Presidenti Putin e përshkroi rrezikun e një konfrontimi në shkallë të gjerë në hapësirën kibernetike si një nga sfidat më të mëdha të kohës, duke propozuar që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje për të parandaluar incidentet e mëdha në hapësirën kibernetike. "Unë propozoj shkëmbimin e garancive të mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit, duke përfshirë proceset zgjedhore, përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe metodave të teknologjisë së lartë", tha Putin në një deklaratë, përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Putini më tej bëri thirrje që të dy vendet të rivendosin plotësisht linjat e komunikimit midis agjencive të tyre përkatëse për të diskutuar informacionin kryesor ndërkombëtar mbi çështjet e sigurisë. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë tensionuar për çështje të tilla si Siria dhe Ukraina, si dhe akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016, të cilat Moska i ka mohuar. Disa zyrtarë amerikanë gjithashtu kanë pohuar se Rusia dhe vendet e tjera synojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2020.

 

Tags

Komente