Shtator 26, 2020 21:01 Europe/Tirane
  • Britani, shpërthejnë protestat e dhunshme kundër masave kufizuese

Britania është përfshirë sot nga protesta kundër masave kufizuese në lidhje me Covid-19, ku rreth 15 000 mijë veta kanë dalë në një tubim në sheshin Trafalgar.

Të pranishmit hoqën maskat ndërsa kishin mbushur sheshin këtë pasdite, pavarësisht se Policia Metropolitane u bënte thirrje njerëzve që të ruanin distancën për shkak të Covid-19. Në këtë tubim ishte edhe vëllai i Jeremy Corbyn, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryeministër përballë Boris Johnson. Në protestë gjithashtu ishte edhe David Icke i cili ka bërë një seri pretendimesh që lidhin pandeminë e Covid-19 me rrjetin 5G. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “A është kjo liri”, ‘fundi i rregullave të çmendura’ apo edhe ‘ne do të fitojmë’. Në një moment kanë filluar edhe përplasjet fizike midis protestuesve dhe policisë, ku ka pasur edhe persona të gjakosur.

 

Tags

Komente