Shtator 27, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • SHBA kërcënon ata që kundërshtojë rinovimin e embargos së armëve ndaj Iranit

Duke vazhduar qëndrimin anti-iranian të Shtëpisë së Bardhë, i dërguari i SHBA në Kombet e Bashkuara kërcënoi se vendet që kundërshtojnë zgjatjen e embargos së armëve të Iranit do t'i nënshtrohen sanksioneve dhe kufizimeve të SHBA.

"Çdo vend që shkel Rezolutën 2231 do t'i nënshtrohet kufizimeve,"  tha të Shtunën Kelly Craft për CBS News, duke kritikuar Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për mos mbështetjen e veprimeve anti-iraniane të Uashingtonit. Kelly Craft shtoi se Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme për pozicionin e Kinës dhe Rusisë në këtë drejtim, por veprimet e trojkës Evropiane ishin për të ardhur keq. Me gjithë kundërshtimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo më 20 shtator pretendoi se të gjitha sanksionet e KB kundër Iranit, përfshirë edhe embargon e armëve, ishin rivendosur. Ky pretendim nga Shtetet e Bashkuara ka hasur në kundërshtim të gjerë. Trojka Evropiane dhe Kina dhe Rusia botuan së fundmi një deklaratë të përbashkët duke iu referuar tërheqjes së njëanshme dhe pezullimit të pjesëmarrjes së SH.B.A.-së në marrëveshjen bërthamore, duke theksuar se Uashingtoni nuk mund të fillonte procesin e kthimit të sanksioneve të KB kundër Iranit sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit.

Tags

Komente