Shtator 29, 2020 09:25 Europe/Tirane
  • Takimi emergjent i Këshillit të Sigurisë për të shqyrtuar zhvillimet në Nagorni Karabak

Këshilli i Sigurimit i KB të Martën do të mbajë një takim urgjent për të shqyrtuar raundin e ri të përleshjeve midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorani -Karabak.

Sipas IRNA, takimi urgjent do të mbahet me kërkesë të Gjermanisë dhe Francës. Përleshjet midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut rinisën të Dielën në mëngjes dhe deri më tani kanë lënë të vdekur një numër njerëzish. Konflikti midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorni-Karabak filloi në vitin 1988 dhe u përshkallëzua në një konflikt ushtarak në vitin 1992, i cili rezultoi në pushtimin e rajonit të Nagorni-Karabak të Republikës së Azerbajxhanit dhe shtatë qyteteve fqinje nga forcat armene. Deri më tani, shumë vende, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit dhe për të filluar bisedimet midis Bakusë dhe Jerevanit. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, në një bisedë të veçantë telefonike me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë të Dielën në mbrëmje, u bëri thirrje të dy palëve që të tregojnë përmbajtje, armëpushim dhe përfundim të menjëhershëm të armiqësive, si dhe të fillojnë negociatat brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.

Tags

Komente