Tetor 01, 2020 08:16 Europe/Tirane
  • Azerbajxhani nuk heq dorë nga lufta

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorni Karabakut.

Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt. “Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliev. Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorni Karabakut. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, ai qeveriset nga armenët etnikë. Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit. Turqia ka thënë se është “plotësisht e gatshme” ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e Nagorni Karabakut.

 

Tags

Komente