Tetor 01, 2020 15:47 Europe/Tirane
  • Gjermania paralajmëron për rrezikun e shpërthimin të luftës mes Turqisë dhe Greqisë

Kancelarja e Gjermanisë ka paralajmëruar në lidhje me konfliktin ushtarak mes Turqisë dhe Greqisë dhe shtimin e tensioneve në lindje të Detit Mesdhe.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Angela Merkel, kancelarja gjermane tha se tensionet ishin aq të larta sa,vendi i sa dhe fuqitë e tjera europiane kishin ndërhyrë me sukses në momentin e fundit, përpara se Greqia dhe Turqia të shkonin drejt luftës de facto.

Është e vështirë të imagjinohet se sa e vogël është distanca midis konfliktit ushtarak dhe zgjidhjes paqësore në disa raste,” tha Merkel duke folur në një seancë të Bundestagut gjerman përpara takimit të Këshillit Europian në 1-2 Tetor.

Në Bruksel mbahet sot një samit i jashtëzakonshëm për t’i dhënë zgjidhje me diplomaci problematikave që shqetësojnë udhëheqjen e Bashkimit Europian.

Në ftesën e tij, presidenti Sharl Mishel i Këshillit Europian ka njoftuar 27 liderët e unionit se bisedimet do të fokusohen te çështja e tensioneve në Mesdheun Lindor, zgjedhjet në Bjellorusi, raportet me Kinën, helmimi i kryeopozitarit rus, Aleksei Navalni, dhe së fundmi edhe përshkallëzimi luftarak i situatës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Karabakut.

Tensionet Turqi-Greqi-Qipro në Mesdhe, vendet anëtare do të synojnë t’i adresojnë me konstruktivizëm, porse ministrat europianë kanë rënë dakord më parë për mundësinë e sanksioneve nëse Ankaraja vijon provokimet me pretekstin e territoreve sovrane detare.

Kancelarja Angela Merkel, të mërkurën tha se duhet pasur kujdes me qasjet ndaj Turqisë.

“Marrëdhënia jonë me Turqinë është shumështresore. Nga njëra anë e kritikojmë situatën atje kur vjen puna për të drejtat e njeriut dhe tensionet serioze me Greqinë dhe Qipros. Por të pranojmë edhe kontributin e jashtëzakonshëm turk për sa i përket strehimit të refugjatëve, që me 4 mln ndoshta ka më shumë se çdo vend tjetër në botë. Pra t’i peshojmë drejt gjërat”

Tags

Komente