Tetor 01, 2020 19:16 Europe/Tirane
  • Debati kaotik Trump-Biden, ndryshohen rregullat

Pas debatit të parë presidencial amerikan, ku kandidatët ndërprenë shpeshherë njëri-tjetrin, Komisioni amerikan për këtë debat ka njoftuar se do të ndryshojë disa prej rregullave.

Komisioni që merret me debatet presidenciale amerikane ka njoftuar se do të ndryshojë disa rregulla në debatin e dytë presidencial. Ky debat midis presidentit Trump dhe kandidatit Joe Biden do të mbahet më 15 tetor në Majami. Këto ndryshime në format, komisioni i argumenton për të shmangur përsëritjen e takimit të parë ku pati shumë ndërprerje. Moderatori i debatit Chris Wallace u përpoq të mbante kontrollin për shkak të ndërprerjeve të shpeshta. Komisioni njoftoi se për të pasur një debat konstruktiv e të rregullt shihet si e domosdoshme që të bëhen disa ndryshime. Një ndër mundësitë që po diskutohet është t’i jepet moderatorit e drejta për ti fikur mikrofonin njërit prej pjesëmarrësve në debat ndërsa kundërshtari i tij po flet.Të dyja kampet, si republikanët e demokratët, thonë se ata presin të marrin pjesë në debatet e ardhshme. Ndërkohë, Komisioni thotë se do t’i njoftojë ndryshimet e tij së shpejti.

 

Tags

Komente