Tetor 01, 2020 19:58 Europe/Tirane
  • Turqia: Paqe në Karabak vetëm nëse largohen trupat armene

Turqia theksoi se armëpushimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut do të materializohej vetëm nëse Armenia i largon forcat e saj prej andej.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri deklaratat të enjten, duke thënë se jo vetëm që armenët duhet të largoheshin nga territori, por ata gjithashtu duhej të tërhiqeshin nga çdo pjesë tjetër e Azerbajxhanit. Turqia, një nga aleatët më të fortë rajonalë të Azerbajxhanit, ka paralajmëruar ndërkohë se do të bënte gjithçka që ishte në fuqinë e saj për të mbështetur Azerbajxhanin dhe raportohet të ketë dërguar atje militantët që i mbështet në Siri dhe Libi për të mbështetur Bakunë. Ankaraja e mohon ndërmarrjen e një veprimi të tillë. Ndërkohë, dronët turq po operojnë në hapësirën ajrore të Armenisë, dhe sipas raporteve të pakonfirmuara, dronët mbajnë raketa ajër-tokë dhe analistët thonë se ato mund të përdoren për sulme në çdo kohë çka kërcënon drejtpërdrejt kontigjentin ushtarak rus në Armeni. Qëllimi i fluturimit të këtyre dronëve mbetet i panjohur, megjithatë, as sistemet e mbrojtjes ajrore ruse dhe as armene nuk reagojnë ndaj tyre, gjë që ngre disa pyetje, veçanërisht pasi avionët F-16 turq u përdorën për të goditur pozicionet e Forcave të armatosura armene. Për momentin, situata në rajon mbetet kritike - humbjet totale tashmë arrijnë në më shumë se katër mijë ushtarë, ndërsa nuk bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me mjete diplomatike, pasi sot Presidenti Ilham Alijev ka refuzuar të zhvillojë negociata.

 

Tags

Komente