Tetor 05, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Aktori zezak amerikan vritet me armë zjarri

Aktori amerikan Thomas Jefferson Byrd ka vdekur në moshën 70 vjeçare pasi u qëllua me armë zjarri.

Aktori, i cili njihej për bashkëpunimet me regjizorin Spike Lee, vdiq prej disa plagëve të armëve të zjarrit të dielën (4 tetor), konfirmoi policia e Atlantas. Oficerët raportuan ndaj thirrjes për një person të plagosur në një rezidencë në qytetin e Georgia, ku gjetën Byrd pa ndjenja. Shërbimet e emergjencës e shpallën atë të vdekur nga plagë të shumta plumbash në kurriz. Policia tha se po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e incidentit. Dyshohet se vrasja e tij ka motive raciste. Byrd ishte bashkëpunëtor i vjetër i Lee dhe kishte punuar me të në tetë filma prej vitit 1995 deri në 2015. Mes tyre ishin ‘Clockers’, ‘Girl 6’ dhe ‘Da Sweet Blood of Jesus’. Ai ishte gjithashtu një aktor i njohur teatri dhe ishte nominuar për çmimin Tony në 2003 për pjesën e teatrit Broadway “Black Bottom”.

 

Tags

Komente