Tetor 17, 2020 14:33 Europe/Tirane
  • Trump: Në rast se humbas zgjedhjet kundër Biden, do të largohem nga Amerika

Presidenti i Amerikës në një deklaratë cinike, ka thënë se në rast se do t’i humbasë zgjedhjet presidenciale kundër demokratëve, më nuk do të ketë vend në Amerikë.

Faqja informative “Hill” njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump në tubimin e tij të fundit elektoral në Xhorxhia me një ton përqeshës, ka thënë: “Gara përball kandidatit më të keqe në historinë e presidencës së Amerikës, po ushtron presion mbi mua dhe nëse do të humbas, më duhet të them se kam humbur kundrejt kandidatit më të keqe në historinë politike të Amerikës”.

Trump në vazhdim ka thënë: “Nuk do të ndjehem mirë nga kjo humbje, prandaj ndoshta do të detyrohem që të largohem nga Amerika”.

Kjo është në kohën kur së fundi 3 këshilltarë të lartë të Trump i kanë thënë Bill Stepien, kryetarit të shtabit elektoral të presidentit të Amerikës, se Trump nuk ka asnjë shans që të fitojë në zgjedhjet presidenciale dhe duhet të përgatitet për ta pranuar humbjen.

Tags

Komente