Tetor 18, 2020 20:06 Europe/Tirane
  • Reagimi pasiv i Pompeos ndaj skadimit të embargos së armëve kundër Iranit

Në një reagim pasiv ndaj skadimit të embargos së armëve kundër Iranit, Sekretari i Shtetit i SHBA kërcënoi vendet ose individët që ndihmojnë në shitjen e armëve në Iran.

Sipas Agjencisë së lajmeve Farsnews, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, në përgjigje të skadimit të embargos së armëve kundër Iranit, tha: Uashingtoni do të përdorë fuqitë e tij për të vendosur sanksione ndaj çdo individi ose organizate që furnizon, shet ose transporton armë nga ose drejt Iranit. Mike Pompeo gjithashtu pretendoi se eksportimi i armëve konvencionale në Iran, ose blerja e armëve nga ai vend, është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB. Sekretari amerikan i Shtetit vazhdoi të pretendonte se furnizimet me armë në Iran do të përshkallëzojnë tensionet në rajon dhe të pajisin "grupet terroriste" me armë më të rrezikshme.

 

Tags

Komente