Tetor 19, 2020 20:14 Europe/Tirane
  • Kina kritikon kërcënimet e sanksioneve nga SHBA pasi skadimit të embargos së armëve kundër Iranit

Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për ‘shitjen e armëve’ dhe ‘ndërhyrjen’ në punët e brendshme të vendeve të tjera pas kërcënimit të Uashingtonit se do të vendosë sanksione kundër çdo vendi që tregton armë me Iranin.

Të Dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo paralajmëroi se Uashingtoni do të vendoste sanksione ndaj çdo individi apo entiteti që ndihmon programin e armëve të Teheranit, një veprim shumë provokues që do të intensifikojë më tej tensionet midis SHBA dhe Iranit. "Janë SHBA-të që shesin armë dhe municione kudo, përdorin tregtinë ushtarake për t'i shërbyer interesave gjeopolitikë dhe madje ndërhyjnë hapur në punët e brendshme të vendeve të tjera", tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian në një konferencë shtypi të hënën. Kur u pyet nëse Kina do t’i shiste armë Iranit pas heqjes së embargos së armëve, zyrtari kinez tha se Pekini do të “merrej me tregtinë ushtarake në përputhje me politikën e tij ushtarake të eksportit dhe detyrimet e tij ndërkombëtare”. Ndërkohë, të hënën, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov tha në një postim se politika e Rusisë nuk përcaktohet nga SHBA-ja. "Unë mendoj se kemi marrë të gjitha sanksionet e imagjinueshme të SHBA kundër sektorit tonë të mbrojtjes." "A mendoni vërtet se ne do të shqetësohemi për vendimet e SHBA?" - pyeti diplomati rus. "Politika jonë do të udhëhiqet nga faktorë të tjerë në tërësinë e tyre, e jo nga kërcënimet e amerikanëve" tha më tej Ulyanov.

 

Tags

Komente