Tetor 20, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Gjermania kritikon veprimet e eksplorimit të Turqisë në Mesdhe

Gjermania ka kritikuar eksplorimin e Turqisë në Mesdheun lindor.

Sipas Sputnik, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass e përshkroi masën e Turqisë për të kërkuar dhe zbuluar gazin natyror pranë ishullit grek Kastelorizo ​​në Mesdheun lindor si një "surprizë shumë e keqe". Më parë, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas tha se vendimi i Ankarasë për të dërguar një anije pranë ishullit ishte "jashtëzakonisht tensionuese" dhe përbën një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen në rajon. Petsas gjithashtu tha se nuk do të ketë bisedime me Turqinë derisa anija kërkimore turke të jetë në ujërat mesdhetare. Në javët e fundit, tensionet në Mesdheun lindor janë përshkallëzuar lidhur me përpjekjet e Turqisë për të filluar shpimet dhe aktivitetet e kërkimit të lidhura me energjinë në rajon.  Greqia, së bashku me Francën dhe disa vende evropiane, kanë pretenduar se veprimet e Turqisë janë të paligjshme dhe tensionuese dhe kanë paralajmëruar Ankaranë për pasojat e veprimeve të saj.

Tags

Komente