Tetor 20, 2020 14:37 Europe/Tirane
  • Rusia thekson nevojën për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në Karabak

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar nevojën për ndërprerjen e luftimeve dhe për vazhdimin e negociatave në lidhje me konfliktin në rajonin Nagorno Karabak.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti njoftoi se Sergei lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e hënë në Moskë, në bisedimet e tij me Maria Peichinovich-Burich, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, i ka quajtur të papranueshme sulmet kundër infrastrukturës civile në rajonin Nagorno Karabak.

Lavrov gjithashtu ka theksuar nevojën për t’i dhënë fund deklaratave luftënxitëse, luftimeve ushtarake dhe sidomos sulmeve kundër objektivave civile.

Ministrat e punëve të jashtme të Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë më 9 tetor patën rënë dakord për vendosjen e armëpushimit në rajonin Nagorno Karabak që është përfshirë nga lufta, mirëpo ky armëpushim u shkel menjëherë vetëm pas disa orësh. Deri më tani shumë vend siç është Irani, kanë kërkuar me ngulmë ndërprerjen e luftimeve dhe fillimin e dialogut mes Irevanit dhe Bakus.

Tags

Komente