Tetor 20, 2020 14:54 Europe/Tirane
  • Sudani nën presion për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist

Ministri i për informim i Sudanit ka njoftuar për presionin që po ushtrohet mbi këtë vend për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Fejsal Muhamed Saleh, ministri për informim i Sudanit, në një intervistë me kanalin Al Xhazira, ka thënë: “Ndodhemi nën një presion të madh për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin”.

Këto deklarata janë bërë pas deklarimit të heqjes së emrit të Sudanit nga lista amerikane e vendeve të ashtuquajtura mbështetëse të terrorizmit.  

Presidenti i Amerikës ditën e hënë në mbrëmje deklaroi arritjen e marrëveshjes me Sudanin dhe ka thënë se së shpejti emri i këtij vendi do të hiqet nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit. Trump ka thënë sapo të pranojmë 335 milionë dollarë nga Sudani në emër të asaj që ai e quajti dëmshpërblim për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave amerikane të terrorizmit, do ta heqë emrin e Sudanit nga lista e shteteve mbështetëse të terrorizmit.

Sudani qysh një vit më parë ka filluar përpjekjet për heqjen e emrit të këtij vendi nga lista e zezë e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në bisedimet e javës së kaluar që u zhvilluan mes përfaqësuesve të Amerikës dhe Sudanit në Abu Dhabi, pala amerikane një prej kushteve të heqjes së emrit të Sudanit nga lista e zezë e mbështetësve të terrorizmit e kanë caktuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Kjo është në kohën kur populli dhe grupet e ndryshme politike të Sudanit kundërshtojnë normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

 

Tags

Komente