Tetor 20, 2020 15:09 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian vazhdon sanksionet për ISIS dhe Al Kaida

Bashkimi Evropian ka vazhduar sanksionet për ISIS dhe Al Kaida dhe pjesëtarëve të tyre deri më 31 tetor 2021.

Agjencia e lajmeve AA njoftoi se në deklaratën e Këshillit të Evropës thuhet: “Ky vendim është marrë si rezultat i kërcënimit terrorist dhe përfshinë ndalimin e udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, bllokimit të pasurive të pjesëtarëve të këtyre dy grupeve terroriste dhe bllokimit të pasurive të ISIS dhe Al Kaida”.

Në vazhdimin të kësaj deklarate gjithashtu thuhet: “Personat juridik dhe fizik në BE ndalohen t’i japin ndihma financiare dhe vendosjen e burimeve ekonomike në dispozicion të personave që ndodhen në listën e këtyre sanksioneve”.

Lista e sanksioneve të Bashkimit Evropian përfshinë emrat e pesë personave, dy prej të cilëve janë shtetas të Algjerisë dhe 3 të tjerë shtetas të Francës.

Tags

Komente