Tetor 20, 2020 20:25 Europe/Tirane
  • Sondazhet: Biden favorit

Votuesit në Amerikë do të vendosin më 3 nëntor nëse Donald Trump mbetet në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet të tjera apo jo.

Kjo fundjavë ka qenë tepër e ngjeshur me fushata elektorale ku si Trump ashtu dhe Biden janë duke luftuar kokë më kokë për besimin e amerikanëve. Për momentin, sondazhet në shtetet e fushës së betejës duken mirë për Joe Biden. Sondazhet sugjerojnë se Biden ka epërsi të mëdha në Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin – tre shtete industriale ku rivali i tij Republikan fitoi me marzhe më pak se 1% për të arritur fitoren në vitin 2016. Trump fitoi Arizonën me tre për qind në zgjedhjet e fundit dhe republikanët kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952 përveç vitit 1996. Një sondazh i fundit nga Universiteti Monmouth sugjeron që Joe Biden po udhëheq në këtë shtet. New York Times raporton se banorët e Arizonas janë ngopur me presidentin dhe kjo mund të jetë vendimtare për fitoren e Bidenit në Arizonë.

 

Tags

Komente