Tetor 23, 2020 14:14 Europe/Tirane
  • Pompeo kërkon nga vendet e botës të ushtrojnë presion mbi Hezbullahun e Libanit

Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër Hezbullahut të Libanit, ka kërkuar nga vendet e botës që të ushtrojnë presion mbi Hezbullahun.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ditën e enjte me një mesazh të publikuar në Twitter, ka theksuar se qeveria amerikane do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Hezbullahun e Libanit dhe ka kërkuar nga vendet e tjera që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të kufizuar aktivitetet e Hezbullahut të Libanit.

Pompeo vuri në dukje sanksionet e reja të Amerikës kundër Hezbullahut të Libanit dhe pretendoi: “Hezbullahu është kërcënim për Amerikën dhe aleatet e saj”.

Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e enjte në vazhdën e veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Frontit të Rezistencës, ka vendosur në listën e sanksioneve Shejkh Naim Kasim, zv/sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit dhe Hasan Al-Baghdadij, anëtar i lartë i kësaj lëvizje të rezistencës.

 

Tags

Komente