Tetor 23, 2020 15:19 Europe/Tirane
  • Kremlini: Nuk durojmë sjelljet arrogante të Perëndimit

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë ka deklaruar se Moska nuk do të durojë sjelljet arrogante të shteteve perëndimore, por do të vazhdojmë të shpjegojmë qëndrimet tona.

Dimitri Paskov të premten në një intervistë me kanalin e parë të televizionit shtetëror të Rusisë, ka thënë: “Moska nuk synon të durojë sjelljet arrogante, por është e vendosur të vazhdojë shpjegimin e qëndrimeve të veta për shteteve perëndimore. Ekziston një faktor i qartë për tensionimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Gjermanisë, mirëpo për ta zhdukur këtë faktor, të dy vendet duhet të veprojnë së bashku”.

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë vuri në dukje deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin i cili ka thënë se Rusia dhe Gjermania kanë interesa dhe plane të përbashkëta të cilat i afrojnë të dy vendet me njëri-tjetrin dhe Berlini është një partner i madh tregtar i Moskës.

Vlen të theksohet se Bashkimi Evropian të enjten ka vendosur sanksione ndaj Igor Kushtivkov, shefit të inteligjencës së ushtrisë së Rusisë dhe një institucion rus të quajtur “Qendra Kryesor 85” me akuzë se kishin dorë në sulmin kibernetik ndaj Parlamentit të Gjermanisë në vitin 2015.

Tags

Komente