Tetor 23, 2020 20:22 Europe/Tirane
  • Palët në Libi arrijnë marrëveshje

Fraksionet ndërluftuese të Libisë kanë nënshkruar një marrëveshje për armëpushim të përhershëm, pas pesë ditëve të bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë.

 Marrëveshja e arritur në mes të liderëve ushtarakë të Qeverisë së Libisë dhe forcave opozitare të udhëhequra nga Gjenerali, Khalifa Haftar, është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.  E dërguara e OKB-së në Libi, Stephanie Williams, e ka quajtur marrëveshjen “shenjë tejet të rëndësishme të shpresës për popullin e Libisë”.  Libia është përfshirë nga dhuna, prej kur Muammar Gaddafi është larguar prej pushtetit nga forcat e përkrahura nga NATO-ja më 2011.  Ky shtet i pasur me naftë, është pikë kyçe e transitit për emigrantët që nisen nga Afrika në Evropë.  Shumë shtetas të Libisë është thënë se janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.  Agjencia e lajmeve AFP ka cituar të dërguarën e OKB-së të ketë thënë se armëpushimi do të mundësojë që njerëzit e zhvendosur brenda dhe jashtë shtetit, të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.  Duke sqaruar kushtet e marrëveshjes, ajo ka thënë se të gjitha palët janë pajtuar që “të gjitha njësitë ushtarake dhe grupet e armatosura në frontin e luftës, të kthehet në kampet e tyre”.  Kjo do të “pasohet me largimin e të gjithë mercenarëve dhe luftëtarëve të huaj nga territori i Libisë, në periudhë maksimale prej tre muajsh, duke nisur nga sot”.  Qeveria e njohur ndërkombëtarisht kontrollon kryeqytetin Tripoli dhe zonat përreth, derisa forcat besnike të gjeneralit Haftar drejtojnë pjesën lindore të shtetit nga Bengazi.  Sa u përket mbështetësve ndërkombëtarë, Turqia, Katari dhe Itali përkrahin qeverinë në Tripoli, derisa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti përkrahin Haftarin.  Libia ka rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në Afrikë.  Nga muaji janar, një grup i armatosur, besnik ndaj Gjeneralit Haftar, pati bllokuar zonat e naftës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe miliarda dollarë humbje në eksporte të Libisë.

Tags

Komente