Tetor 23, 2020 20:23 Europe/Tirane
  • Trump ka nënshkruar zyrtarisht heqjen e Sudanit nga lista e zezë

Këshilli qeverisës sudanez ka njoftuar se presidenti amerikan ka nënshkruar zyrtarisht heqjen e Sudanit nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, duke cituar Sputnik, Këshilli Qeverisës Kalimtar i Sudanit njoftoi në një mesazh në Twitter se Presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar zyrtarisht heqjen e Sudanit nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Trump do të njoftojë zyrtarisht heqjen e Sudanit nga lista e sponsorëve të terrorizmit gjatë një konference për shtyp sonte. Më herët, një zyrtar sudanez, i cili nuk donte të zbulohej, tha se Sudani së shpejti do të normalizonte marrëdhëniet e tij me Tel Aviv. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se Sudani ka rënë dakord të hapë marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, duke e bërë atë vendin e tretë në muajt e fundit që e bën këtë pas Bahrejnit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, e konfirmoi këtë veprim duke thënë në Twitter se kjo shënon "një hap tjetër të madh drejt ndërtimit të “paqes” në Lindjen e Mesme me një komb tjetër që i bashkohet Marrëveshjeve e Abrahamit". "Marrëveshjet e Abrahamit" është emri që u është dhënë pakteve të ndërmjetësuara nga Trump që kanë nënshkruar shtetet arabe për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Para zhvillimeve të fundit, Egjipti dhe Jordania ishin shtetet e vetme arabe që kishin marrëdhënie me Izraelin. Egjipti e bëri këtë në vitin 1979 dhe Jordania në vitin 1994.

Tags

Komente