Tetor 24, 2020 09:48 Europe/Tirane
  • Ofendimi i Kur'anit të Shenjtë në Suedi

Një grup i të rinjve suedezë ekstremistë të Premten në një akt fyes i vunë flakën një kopje të Kuranit të Shenjtë përpara parlamentit suedez.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, një aktiviste femër myslimane lëshoi ​​një video të këtij akti fyes, duke u bërë thirrje myslimanëve të mbrojnë Kuranin e Shenjtë dhe fenë e Islamit. Sipas pamjeve të shikuara në film, policia suedeze, e cila është gjithmonë e pranishme para parlamentit suedez, nuk ndërmori asnjë veprim për të parandaluar ofezat e këtyre njerëzve ndaj Kuranit të Shenjtë.  Kohët e fundit, një anëtar i partisë ekstremiste Hardline të Danimarkës në një akt ofendues i vuri flakën një kopje të Kuranit të Shenjtë në lagjen raciste Rinkeby të Stokholmit në Suedi.  Një vëllim i Kuranit të Shenjtë u dogj gjatë një demonstrate të paligjshme anti-islamike më 28 gusht në Malmö të Suedis.  Këto veprime janë dënuar gjerësisht në vendet islamike. Suedia ka qenë dëshmitare e disa sulmeve ndaj muslimanëve dhe vendeve islamike gjatë muajve të fundit, si dhe fyerjeve të Kuranit të Shenjtë. Myslimanët suedezë vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë rreth akteve anti-islamike dhe sulmeve ndaj xhamive dhe qendrave islamike në këto vende dhe kanë bërë thirrje për masa më të forta sigurie për të mbrojtur këto qendra. Në muajt e fundit, sidomos pas sulmeve terroriste të ISIS në vendet evropiane, promovimi i fenomenit të "Islamofobisë" dhe veprimeve anti-islamike në vendet perëndimore, ka shkaktuar një shqtësim të madh në komunitetin mysliman. Sipas zyrtarëve dhe ekspertëve perëndimorë, arsyeja kryesore e trazirave të fundit në Evropë është mbështetja e palëkundur e Perëndimit për grupet terroriste në Siri dhe Irak.

Tags

Komente