Tetor 24, 2020 14:09 Europe/Tirane
  • Fillon kampingu për bojkotimin e produkteve të Francës

Përdoruesit e arabë dhe myslimanë në sferën virtuale dhe në mediat sociale në mbështetje ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., kanë nisur kampingun për bojkotimin e produkteve franceze.

Faqja informative "Al-Kuds Al-Arabi" njoftoi se deklaratat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron në mbështetje ndaj publikimit të karikaturave ofenduese kundër Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në mediat e Francës, kanë ngjallur një falë të gjerë duke dënuar këtë veprim në botën islame.

Përdoruesit arabë dhe myslimanë në sferën virtuale kanë filluar një kamping të gjerë kundër produkteve franceze dhe kanë kërkuar nga të gjithë myslimanët që në mbështetje ndaj personalitetit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., të bojkotojnë të gjitha produktet franceze.

Disa vende arabe si Kuvajti kanë zbrazur qendrat e tyre tregtare nga produktet franceze.

Macron kishte deklaruar se Parisi nuk do të heqë dorë nga publikimi i karikaturave të tilla ofenduese.

Pas këtyre deklaratave, në shumë vende arabe dhe myslimane janë bërë trend hashtage të tilla si "Profeti ynë është vija jonë e kuqe" dhe "Macron ka ofenduar Profetin" dhe "Bojkotoni produktet franceze".

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë theksuar se ofendimi ndaj simboleve të shenjta të një feje, nuk do të thotë liri e shprehjes.

Tags

Komente