Tetor 24, 2020 15:11 Europe/Tirane
  • Aliev: Jemi të gatshëm për ndërprerjen e luftimeve ushtarake në Karabak

Ilham Aliev, presidenti i Azerbajxhanit, deklaroi: "Jemi të gatshëm për ndërprerjen e operacioneve ushtarake në rajonin Nagorno Karabak dhe sa më shpejtë që të bëjmë hapa nga faza ushtarake në fazën e negociatave, do të jetë më mirë".

Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit sot (të shtunën) në një intervistë me gazetën "Le Figaro" të Francës, ka thënë: "Ne ishim të gatshëm për t'u ulur në tryezën e negociatave, mirëpo për fat të keq Armenia ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar për vendosjen e armëpushimit".

Në lidhje me këtë se Baku kur do të jetë i gatshëm t'i japë fund luftës, Alev ka thënë: "Republika e Azerbajxhanit është pajtuar me parimet e zgjedhjes paqësore të konfliktit për rajonin Nagorno Karabak që janë paraqitur nga ana e Rusisë, Francës dhe Amerikës si krerë të grupit ndërmjetësues të Minskut në kuadër të OSBE-s, por edhe Armenia duhet t'i pranojë ato parime dhe në këtë mënyrë lufta do të përfundojë dhe do të rifillojnë negociatat".  

Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit duke theksuar se Nikoll Pashinian, kryeministri i Armenisë, pas ardhjes në pushtet në Armeni, me deklaratat e tij provokuese ka dëmtuar procesin e negociatave, shtoi: "Ka më shumë se dy vite që pas ardhjes në pushtet të Pashinian në Armeni, është ndërprerë procesi i negociatave, mirëpo unë mendoj akoma ekziston mundësia për zgjidhje paqësore të këtij konflikti. Mirëpo qeveria e Armenisë duhet ta ketë parasysh se ata aktualisht nuk janë në një pozitë që të diktojnë diçka për palën tjetër, për arsye se ne kemi krijuar rrethana të reja dhe Armenia duhet t'i marrë parasysh këto rrethana. Armenia nëse nuk i jep fund luftimeve, atëherë Republika e Azerbajxhanit do të vazhdojë çlirimin e territoreve të saj të pushtuara në rajonin Nagorno Karabak".

Në lidhje me shqetësimet e Iranit nga vazhdimi i luftimeve në afërsi të kufijve të këtij vendi dhe nëse autoritetet e Teheranit kanë biseduar në lidhje me këtë çështjeje, Aliev ka thënë: "Ne me Iranin e kemi diskutuar këtë çështjeje dhe në bazë të asaj që kam informacion, autoritetet e Teheranit kanë biseduar edhe me Armeninë. Luftimet kanë vazhduar në afërsi të Lumit Aras në kufi me Iranin dhe rastësisht disa predha kanë goditur zonat kufitare të Iranit, mirëpo ne kemi çliruar plotësisht territoret tona që ndodhen në kufirin e përbashkët të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit nga pushtimi i forcave armenase dhe aktualisht në ato zona nuk zhvillohen luftime dhe matanë lumit Aras nuk do të ekzistojë kurrfarë shqetësime për vëllezërit tanë iranianë".

Tags

Komente