Tetor 24, 2020 19:14 Europe/Tirane
  • Pekini paralajmëron Uashingtonin: Rruga e frikësimit dhe presionit maksimal tani është bllokuar

Të Premten, kreu i shtetit kinez përfitoi nga kremtimi i 70 vjetorit të fitores së vendit të tij së bashku me Korenë e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara për të lëshuar një paralajmërim kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me çdo ambicie të mundshme që synon të pushtojë ose të copëtojë Kinën e madhe.

Komentet kërcënuese të autoriteteve kineze, përfshirë ato të Presidentit Xi Jinping, në pragun e zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor, shënjestronin Trump si dhe rivalin e tij elektoral: "Kina nuk është aspak e interesuar për zgjedhjet amerikane dhe për këtë arsye është më mirë që dy kandidatët të mos luajnë me kartën e Kinës ”, deklaroi Xi Jinping. Presidenti kinez paralajmëroi Shtetet e Bashkuara, duke iu drejtuar me këto terma: "Rruga e frikësimit dhe presionit maksimal tani është bllokuar. " Ndërsa tensionet e brendshme në Shtetet e Bashkuara janë përkeqësuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar me rastin e 70 vjetorit të Luftës Koreane se përdorimi i frikësimit dhe presioni maksimal tani ishte joefikas. Ai ashpërsoi tonin e tij kundër politikës hegjemoniste amerikane, para se të pohonte se epoka e frikësimit dhe e poshtërimit të Kinës kishte mbaruar. Duke iu referuar çështjes së Tajvanit, Presidenti kinez tha se copëtimi i territorit kinez nuk do të ndodhte kurrë. Paralajmërimet e presidentit kinez vijnë ndërsa kandidatët presidencialë amerikanë në debatin e tyre të fundit kritikuan vazhdimisht Kinën, duke thënë se ata do ta konsideronin atë përgjegjëse. Duke folur në ceremoninë e shënimit të 70 vjetorit të hyrjes së ushtrisë kineze në Luftën Koreane, Presidenti Xi Jinping tha: “Në atë kohë, udhëheqja kineze mori vendimin e vështirë për të dërguar trupa dhe për të ndihmuar Korenë e Veriut të luftojë vendin më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara". "Fitorja është thelbësore për të arritur paqen dhe respektin," shtoi ai. Xi tha se Kina nuk do të kërkojë kurrë dominim, ekspansionizëm dhe epërsi dhe se ajo është plotësisht kundër politikës së dominimit. Presidenti Xi Jinping theksoi se populli kinez nuk do të gjunjëzohet kurrë para forcës. "Kur siguria, sovraniteti dhe interesat e Kinës janë në rrezik, qoftë 70 vjet më parë apo sot, populli kinez nuk heziton të përballet me pushtuesit dhe t'i mposhtë ata", shtoi Xi Jinping. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme kineze reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan  gjatë debatit të tij të fundit me rivalin e tij emokrat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijiang paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos luanin kartën kineze në zgjedhje duke reaguar ndaj keqpërdorimit të emrit të Pekinit nga Trump për të sulmuar rivalin e tij demokrat.

 

Tags

Komente