Tetor 24, 2020 19:37 Europe/Tirane
  • Aktivitet i dyshimtë në bazën ajrore ruse në Hmeimim

Aktivitet i dyshimtë është raportuar në bazën ajrore ruse në Hmeimim, në provincën siriane të Latakias, njoftoi faqja ruse e lajmeve Avia.pro.

Në fotot e marra nga sateliti, vërehen të paktën 8 aeroplanë transportues ushtarakë, të cilët sipas të gjitha gjasave dorëzuan një sasi të madhe armësh në Siri, dhe mund të flasim për transferimin e pajisjeve ushtarake të versionit të fundit të dërguara për tu testuar në situata të vërteta luftarake. “Një aktivitet i tillë i dyshimtë shpesh shoqërohet ose me transferimin e armëve dhe municioneve në Siri ose me tërheqjen e një pjese të trupave. Sidoqoftë, duke pasur parasysh se Rusia po rrit praninë e saj në territorin sirian, është logjike të supozohet se armët moderne mund të ishin dorëzuar nga ushtria ruse tek forcat siriane për tu provuar. Mund të jenë armë ruse si "Armata", "Kurganets", apo edhe sisteme të modernizuara të mbrojtjes ajrore, etj. - Rusia ka mjaft prototipa", tha një ekspert rus për Avia.pro. Autoritetet siriane dhe ruse nënshkruan një marrëveshje në fund të korrikut e cila lejon Rusinë të zgjerojë bazën e saj ushtarake ajrore në Hmeimim. Krahas bazës Hmeimim, nga e cila Rusia fillon sulmet ajrore kundër grupeve terroriste, Moska kontrollon gjithashtu bazën detare Tartus në Siri.

 

Tags

Komente