Tetor 24, 2020 19:47 Europe/Tirane
  • Erdogan: Macron ka nevojë për trajtim të shëndetit mendor për qëndrimin islamofob

‘Cili është problemi i këtij personi që quhet Macron me myslimanët dhe Islamin? Macron ka nevojë për trajtim në nivelin mendor.’

Këto janë fjalët e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili sulmoi verbalisht homologun e tij francez Emmanuel Macron për herë të dytë këtë muaj për qëndrimin e tij islamofob ndaj miliona myslimanëve që jetojnë në Francë. "Çfarë tjetër mund t'i thuhet një kreu të një shteti që nuk e kupton lirinë e besimit dhe që sillet në këtë mënyrë me miliona njerëz që jetojnë në vendin e tij të cilët janë anëtarë të një besimi tjetër?", shtoi Presidenti turk. Macron në fillim të këtij muaji tha se do të luftonte "separatizmin islamik", i cili sipas tij kërcënon të marrë kontrollin në disa komunitete myslimane përreth Francës. Deklaratat e tij ndezën kritika të mprehta nga udhëheqësit dhe aktivistët myslimanë nga e gjithë bota, duke përfshirë presidentin turk, i cili e kritikoi Macronin për ushtrimin e "intolerancës" dhe e përshkroi planin e tij si një "provokim të hapur". Erdogan e këshilloi Macronin "që të bëjë më shumë vëmendje kur flet për çështje për të cilat ai është injorant".

 

Tags

Komente