Tetor 25, 2020 15:00 Europe/Tirane
  • Ish-shefi i CIA-s ftesa e Trump për princin e kurorës së Arabisë Saudite është e turpshme

Ish-shefi i CIA-s e ka quajtur të turpshëm veprimin e presidentit amerikan për ta ftuar princin e kurorës së Arabisë Saudite.

John O. Brennan, ish-shefi i CIA-s, ditën e diele në intervistë me Yahoo News deklaroi: “Është turp kur Donald Trump, presidenti amerikan, flet për ta ftuar Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, për një vizitë në Uashington. Trump duhet ta trajtojë me urrejtje Arabinë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Deklaratat e Trump edhe njëherë kanë treguar se ai nuk dëshiron ta konsiderojë përgjegjës Arabinë Saudite dhe princin e kurorës saudite për vrasjen mizore të gazetarit Jamal Khashoggi”.

Deklaratat e John O. Brennan bëhen në kohën kur Turmp ditën e premte premtoi se pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, dëshiron ta organizojë një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në të cilën do të jenë të pranishëm mbreti Selman, mbretit të Arabisë Saudite dhe princit të kurorës saudite Muhamed bin Selman.

Trump gjithashtu ka thënë: “Pres që sauditët t’i bashkohen EBA-s, Bahrejnit dhe Sudanit në nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla”.  

Pavarësisht pretendimeve të Trump, deri më tani asnjë prej liderëve sauditë nuk është deklaruar i gatshëm për të shkuar në Uashington dhe për të nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Tags

Komente