Tetor 25, 2020 19:17 Europe/Tirane
  • Shtohet tensioni me Francës dhe Turqisë

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan kritikoi përsëri presidentin francez, Enmanuel Macron për qëndrimin ndaj myslimanëve, duke thënë se ai ishte “i humbur”.

Të shtunën, Erdogan tha se Macron ka një problem me myslimanët dhe se ka nevojë për një “kontroll mendor”, për këtë arsye Parisi tërhoqi ambasadorin nga Ankaraja. “Njeriu i parë i Francës ka humbur. Ai vazhdon të flas gjatë gjithë ditës për Erdoganin. Shikoni së pari veten dhe ku po shkoni. Unë thashë dje në Kayseri se është rasti dhe se Macron me të vërtetë duhet të kontrollohet”, tha Erdogan në Malatya. Këtë muaj, Macron i shpalli luftë “separatizmit islamik”, i cili beson se po prek disa komunitete myslimane në Francë. ‘Cili është problemi i këtij personi që quhet Macron me myslimanët dhe Islamin? Macron ka nevojë për trajtim në nivelin mendor’, deklaroi Erdogan. Pas deklaratave fyese të Macron ndaj Islamit dhe myslimanëve, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, sulmoi verbalisht homologun e tij francez Emmanuel Macron për herë të dytë këtë muaj për qëndrimin e tij islamofob ndaj miliona myslimanëve që jetojnë në Francë. "Çfarë tjetër mund t'i thuhet një kreu të një shteti që nuk e kupton lirinë e besimit dhe që sillet në këtë mënyrë me miliona njerëz që jetojnë në vendin e tij të cilët janë anëtarë të një besimi tjetër?", shtoi Presidenti turk. Macron në fillim të këtij muaji tha se do të luftonte "separatizmin islamik", i cili sipas tij kërcënon të marrë kontrollin në disa komunitete myslimane përreth Francës. Deklaratat e tij ndezën kritika të mprehta nga udhëheqësit dhe aktivistët myslimanë nga e gjithë bota, duke përfshirë presidentin turk, i cili e kritikoi Macronin për ushtrimin e "intolerancës" dhe e përshkroi planin e tij si një "provokim të hapur". Erdogan e këshilloi Macronin "që të bëjë më shumë kujdes kur flet për çështje për të cilat ai është injorant". Presidenca franceze i konsideroi deklaratat e Erdogan të “papranueshme”. “Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë. Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”, theksohet nga presidenca franceze. Por kjo çështje nuk është e vetmja temë që dy shtetet kanë kundërshti mes tyre. Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin. Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar.

 

Tags

Komente