Tetor 25, 2020 19:17 Europe/Tirane
  • Shumica e amerikanëve besojnë se Biden fitoi debatin e fundit presidencial

Kandidati demokrat për president të SHBA Joe Biden ka fituar ndaj presidentit Donald Trump në debatin e fundit të së enjtes, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi i ri i kryer nga POLITICO / Morning Consult dhe i publikuar të Premten tregoi se 54 përqind e vëzhguesve të debatit besuan se ish nënkryetari fitoi këtë raund, ndërsa 39 përqind thanë se Trump e fitoi atë. Tetë përqind e atyre që e ndoqën debatin thanë se nuk e dinin se cili kandidat ishte më i mirë, ose se nuk kishin asnjë mendim në lidhje me këtë. Gati 7 në 10 të atyre që panë debatin thanë se ishin kënaqur me debatin presidencial, ndërsa 23 përqind thanë se nuk u pëlqeu. Gjashtëdhjetë e pesë përqind thanë që të dy kandidatët kishin qenë më të respektueshëm për kandidatin tjetër në krahasim me debatin e parë kaotik. Ndërkohë, shumica e sondazheve kombëtare tregojnë se votuesit kanë vendosur kë do mbështesin në zgjedhjet e këtij viti. Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac të publikuar të Enjten, Biden mban një epërsi të gjerë kombëtare ndaj Trump.

 

Tags

Komente