Tetor 26, 2020 08:40 Europe/Tirane
  • Komandot izraelite të përfshira në grusht shteti kundër presidentit të Venezuelës

Gjykata penale e Venezuelës njoftoi se dy njësi të komandove sioniste ishin të përfshira në operacionin e dështuar për të përmbysur presidentin e Venezuelës.

Gjykata penale e Venezuelës ka njoftuar se regjimi sionist është i përfshirë në një komplot kundër qeverisë legjitime të këtij vendi. Rrjeti i lajmeve Al-Mayadin citoi burime venezueliane të thoshin se dy njësi të komandove sioniste ishin të përfshira në operacionin e dështuar për të përmbysur Presidentin Venezuelës Nicolas Maduro. Grushti i shtetit u zhvillua majin e kaluar. Misioni i komandove izraelite ishte rrëmbimi i Maduros dhe transportimi i tij jashtë vendit. Sipas al-Mayadin, personi i dytë i shënjestruar nga komandot sioniste ishte Diosdado Kabulo, kryetari i Asamblesë Kushtetuese dhe nënkryetari i partisë në pushtet. Maduro tha se operacioni u urdhërua nga Presidenti i SHBA Donald Trump dhe se qeveria Venezuelës kishte ngritur një akt-gjykimi për të cilën ka të ngjarë t'i referohej gjykatave ndërkombëtare. Maduro në maj 2019 theksoi se Uashingtoni po drejtonte operacionet kundër tij dhe nuk do të dështonte të ndiqte penalisht tradhtarët në grushtin e shtetit të dështuar.  Në gusht 2018, Maduro u përball me një atentat gjatë një fjalimi në përvjetorin e Gardës Kombëtare Bolivar, por i mbijetoi sulmit.

Tags

Komente