Tetor 26, 2020 13:50 Europe/Tirane
  • Kina vendos sanksione ndaj kompanisë Boeing

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ditën e hënë ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanisë Boein dhe disa kompanive të tjera amerikane për shkak të shitjes së armatimeve Tajvanit.

Gazeta “People’s Daily” ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka vendosur sanksione ndaj kompanive Boeing, Lockheed Martin dhe Raytheon të Amerikës për shkak të shitjes së armatimeve Tajvanit.

Në lidhje me këtë Zhao Lixhian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, ditën e enjte deklaroi se propozimi i Amerikës për t’i shitur armatime Tajvanit do të ushtrojë ndikim negativ në marrëdhëniet Pekin-Uashington. Duke marrë parasysh zhvillimet përkatëse me këtë çështjeje, Kina do t'i japë përgjigje adekuate këtyre veprimeve”.

Kjo është në kohën kur Kina gjithnjë ka paralajmëruar Amerikën dhe aleatët e saj perëndimor në lidhje me vijën e kuqe të saj për domosdoshmërinë e respektimit të integritetit territorial të Kinës dhe mosnxitjen e lëvizjeve separatiste të rajoneve të tilla si Tajvan, Hong Kong, Makao dhe Tibet.

Pavarësisht kësaj, Amerika nën udhëheqjen e Donald Trump duke u mbështetur në qasjen për ndalimin e rritjes së fuqisë së Kinës, po kryen veprime të cilat përveçse po krijon tensione diplomatike, gjithnjë e më tepër po shtojnë edhe frikën për një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake mes të dy vendeve.

 

Tags

Komente