Tetor 26, 2020 19:52 Europe/Tirane

Presidenti i SHBA Donald Trump hoqi dorë papritur nga një intervistë me programin "60 Minuta" të CBS pasi u përball me pyetje të pakëndshme rreth mënyrës se si po përballej me epideminë e Coronas dhe si i ka përdorur mediat sociale për të sulmuar kundërshtarët e tij.

Rrjeti amerikan transmetoi të Dielën intervistën, e cila shkaktoi një polemikë midis CBS dhe Shtëpisë së Bardhë. Pasi u largua nga biseda, Trump e përshkroi kanalin CBS si të rremë dhe të njëanshëm. Ai më pas kërcënoi se do të publikonte vetë videon e intervistës, para se të transmetohej në rrjet. Sipas Huffington Post, drejtuesja e emisionit Leslie Stahl e filloi intervistën duke e pyetur Trump nëse ishte i përgatitur të përballej me pyetje të vështira dhe më pas vazhdoi ta pyeste në lidhje me rritjen e numri të të infektuarve dhe të viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, humbjet e vendeve të punës dhe për mosbesimin e tij në përdorimin e maskave për të parandaluar sëmundjen. Më në fund, pyetja e fundit e prezantueses e irritoi Trumpin dhe ai u largua nga intervista. Stahl e  pyeti Trump: "A mendoni se postimet tuaja dhe etiketimi i të tjerëve nuk do t'i dekurajojnë ata?" "Jo, unë mendoj se nuk do të isha këtu nëse nuk do të kisha një rrjet social," u përgjigj Trump. Media është e rreme. Dhe të them të drejtën, nëse nuk do të kisha një rrjet social, nuk do të kisha asnjë mënyrë për ta dëgjuar zërin tim!"

 

Tags

Komente