Tetor 27, 2020 19:23 Europe/Tirane
  • Përshkallëzohet lufta Armeni-Azerbajxhan

Përleshjet kanë vazhduar midis forcave azerbajxhanase dhe armene në Nagorni-Karabak pavarësisht tre përpjekjeve për të vendosur një armëpushim.

Ministria e vetëshpallur e mbrojtjes e Nagorni-Karabakut tha të martën se përleshjet vazhduan në disa drejtime të zonës së konfliktit, duke vënë në dukje se forcat e saj "vazhdojnë të zbatojnë detyrat luftarake, duke mbajtur nën kontroll situatën operative-taktike". Ajo tha se situata në zonën e konfliktit "mbetet relativisht e qëndrueshme dhe e tensionuar". "Duelet e artilerisë vazhduan në disa zona," tha ajo. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, luftimet u përqendruan në tre zona të vijës së parë, domethënë Khojavend, Fizuli dhe Gubadli. Ministria tha se pozicionet e saj ushtarake dhe vendbanimet pranë vijës së frontit ishin qëlluar nga forcat armene. Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovhannisyan tha në një konferencë shtypi të hënën vonë se forcat etnike armene ishin tërhequr nga vendbanimi Gubadli në jug të enklavës "për të shmangur humbjet e panevojshme", por situata nuk ishte "kritike".Ndërkohë, lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit sapo mori një kthesë plotësisht tjetër. Ditën e sotme është ekzekutuar me anë të një rakete të hedhur nga një dron i komanduar, ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Jalal Harutyunyan. Harutyunyan u ekzekutua në provincën e Karabakh, ndërkohë që mediat azere e kanë cilësuar operacionin si të suksesshëm. Ato sqarojnë gjithashtu se operacioni është vendosur në veprim në momentin që është marrë vesh që ministri armen ishte në makinë, teksa raketa ka goditur mjetin e tij. Autoritetet e Azerbajxhanit e kanë akuzuar Jalal Harutynyan për shumë krime lufte në territorin e tyre që nga viti 1992. Sipas tyre Harutyyan ka qenë pjesë aktive e sulmeve terroriste dhe është bërë pjesë e ushtrisë si udhëheqës i entitetit separatist. Autoritetet azere i kanë bërë gjithashtu thirrje atyre armene që të ulin armët.

 

Tags

Komente