Tetor 27, 2020 19:24 Europe/Tirane
  • Lavrov futet në karantinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është futur në karantinë pasi kontaktoi një person të infektuar me koronavirus.

Sipas agjencisë IRNA, Ministria e Jashtme ruse njoftoi të martën se Lavrov kishte shkuar në karantinë dhe se të gjitha vizitat e tij të planifikuara ishin shtyrë. Lavrov ka udhëtuar në Greqi në ditët e fundit për t'u takuar me Ministrin e Jashtëm Nicholas Dendias dhe me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi. Ditët e fundit, kriza e pandemisë së koronavirusit në Rusi është intensifikuar dhe numri i pacientëve si dhe personave që kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundjeje është rritur dhe ka arritur një rekord të lartë.

 

Tags

Komente