Tetor 29, 2020 09:24 Europe/Tirane
  • Rishfaqen protestat masive kundër racizmit në Amerikë

Protesta të njëpasnjëshme kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një person me ngjyrë është qëlluar dhe vrarë nga policia. Autoritetet dhe dëshmitarët kanë deklaruar se Walter Wallace ishte ndalur nga policia, për shkak se dyshohej të mbante një thikë. 

 Filadelfia dhe Nju Jorku janë dy shtetet kryesore, ku qindra protestues kanë dalë në rrugët e vendit dhe kanë bërë thirrje që të ndalohet dhuna nga policia. Kjo ngjarje ka shtuar edhe më shumë tensionet e protestave disa mujore kundër racizmit që janë organizuar në Shtetet e Bashkuara, që nga vrasja e afro-amerikanit, George Floyd, nga policia.  Demonstrimet paqësore të ditëve të fundit duket se kanë marrë një kthesë të përshkallëzuar, si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë. Shumë prej makinave të policisë janë dëmtuar, ndërsa raportohen të paktën katër të plagosur nga rrodhët e oficerëve në detyrë.  Gjithashtu rrugët e qyteteve, ku kanë shpërthyer këto protesta janë përfshirë edhe nga akte vandalizmi. Si pasojë, të paktën 30 persona janë arrestuar në New York.   

Tags

Komente