Tetor 29, 2020 13:12 Europe/Tirane
  • Francë, një sulm tjetër vetëm dy orë pas sulmit terrorist në Nice

Dy orë pas sulmit të një personi të armatosur me që u ktye me thikë në qytetin Nice ku si pasojë mbeten të vrarë 3 persona në mesin e tyre dy gra dhe disa persona të tjerë janë plagosur, kanali radio Evropa 1 i Francës njoftoi për kryerjen e një sulmi tjetër terroristz në qytetin Avinion të Francës në të cilin personi sulmues është vrarë nga policia.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas këtij burimi francez, sulmuesi në rrugë ka tentuar të sulmojë autoritetet. Ky person rreth orës 11:00 sipas kohës lokale, ka tentuar të sulmojë oficerët e policisë. Një burim i policisë ka konfirmuar këtë lajm për një media të Beligjikës. 

Sipas radio Evropa 1 e Francës, personi sulmues duke thirrur "Allahu Akbar" ka kërcënuar oficerët e policisë me thikë ndërsa policia ka hapur zjarr dhe e ka qëlluar me plumb në kundërpërgjigje ndaj këtij kërcënimi. 

Ky sulm është kryer pasi që disa orë më parë tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.

Policia ka thënë se një gruaje i është prerë koka gjatë sulmit, derisa kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka folur për “islamofashizëm”.

I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit.

Kryetari i Nicës ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Estrosi u ka thënë gazetarëve se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur "Allahu Akbar" (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Prokurorët francezë kundër-terrozimit kanë nisur hetimet për vrasje.

Estrosi ka thënë se një nga të vdekurit ka qenë kujdestar në bazilikë.

Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin, u ka bërë apel njerëzve që të shmangin qendrën e këtij qyteti.

Tags

Komente