Tetor 29, 2020 13:42 Europe/Tirane
  • Pelosi: Trump duhet ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Kryetarja e Kongresit të Amerikës ka theksuar se presidenti i shtetit duhet ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, në një intervistë me kanalin televiziv MSNBC, ka thënë: “Donald Trump, presidenti i Amerikës, në vend që të krijojë dyshime dhe dilema në lidhje me numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, çfarëdo që të jetë ai rezultat”.

Pelosi në lidhje me reagimin e mundshëm të demokratëve ndaj shpalljes së parakohshëm të fitores së Trump, ka akuzuar presidentin amerikan se duke e vendosur në pikëpyetje nevojën për kohë më të gjatë për numërimin e votave të dërguar me postë, po krijon vetëm tensione.

Kryetarja e Kongresit të Amerikës gjithashtu ka parashikuar se Joe Biden, kandidati i demokratëve, do të fitojë zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Vlen të theksohet se Donald Trump më parë kishte thënë se në vend të numërimit dyjavor të votave, më shumë preferon që në po atë natë të votimit të shpallet fituesi i zgjedhjeve. Ndërkohë duke marrë parasysh numrin e madh të votave të dërguar me postë, autoritetet zgjedhore në Amerikë kanë thënë se ekziston mundësia që rezultati i zgjedhjeve presidenciale të mos shpallet më datë 3 nëntor.

Tags

Komente