Tetor 29, 2020 19:59 Europe/Tirane
  • Maduro: Venezuela mund të blejë armë nga çdo vend, përfshirë Iranin

 Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro theksoi se vendi i tij rezervon të drejtën për të blerë armë nga çdo vend, përfshirë Iranin dhe Rusinë.

Maduro e bëri deklaratën të Mërkurën, gjatë një konference shtypi në kryeqytetin, Karakas, ndërsa ai po u përgjigjej pretendimeve të bëra nga Presidenti kolumbian Ivan Duque se Venezuela kishte blerë raketa nga Irani. "Venezuela mund të blejë plumba, armë, tanke, aeroplanë dhe raketa nga çdo vend që dëshiron t'i shesë ato, qofshin Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Irani, Rusia, Kina, India - çdo vend", tha Maduro. Duke theksuar se Teherani dhe Caracasi kishin pasur marrëdhënie afatgjata në shumë sektorë, presidenti i Venezuelës hodhi poshtë pretendimet e Duque por mirëpriti idenë e blerjes së armëve nga Irani. "Duque tha që Venezuela kishte blerë raketa nga Irani. Dhe unë u përgjigja se kjo nuk ishte e vërtetë, por më dukej një ide shumë e mirë," tha Maduro, duke shtuar se Venezuela do t'i konsideronte blerjet e tilla nëse do të ishte e nevojshme.

 

Tags

Komente