Tetor 30, 2020 07:14 Europe/Tirane
  • Armenia: Irani ka një qëndrim të përgjegjshëm dhe konstruktiv ndaj paqes dhe sigurisë rajonale

Ministri i Jashtëm armen vlerësoi iniciativën e Iranit për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Bakusë dhe Jerevanit mbi rajonin e Nagorni-Karabakut.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIRB; Në një intervistë me RIA Novosti, Zahrab Manatskanian vlerësoi iniciativën e Iranit për t'i dhënë fund konfliktit midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë. "Irani është një vend i madh në rajon dhe ndryshe nga Turqia, ka një pozicion të përgjegjshëm dhe konstruktiv ndaj paqes dhe sigurisë në rajon," tha ai. Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Eragçi arriti në Baku, kryeqyteti i Republikës së Azerbajxhanit, të Mërkurën për të shpjeguar iniciativën e Iranit për t'i dhënë fund krizës në rajonin Nagorni-Karabak. Pas takimit me zyrtarë Azerbajxhanas, Eragçi arriti të enjten në kryeqytetin rus, Moskë dhe më pas udhëtoi për në Armeni.

Tags

Komente