Nëntor 21, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike midis Presidentit Erdogan dhe Mbretit Salman ne prag te takimit te G20

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud kanë shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimin e lidhjeve të ndërsjella përpara takimit të ardhshëm të G20 ndërsa marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Riadit janë acaruar tepër mbi vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll në fillim të tetorit 2018.

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA raportoi se mbreti Salman thirri Erdoganin për të koordinuar përpjekjet brenda kuadrit të samitit të G20. Erdogan dhe Mbreti Salman ranë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të mbajnë të hapur një kanal dialogu për të zgjidhur çështjet, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke. Tensionet diplomatike midis Turqisë dhe Arabisë Saudite janë rritur në vitet e fundit, veçanërisht pasi të dy vendet janë të përfshira në disa konflikte rajonale, të tilla si në Libi dhe Katar, dhe mbrojnë interesa të kundërta. Analistët besojnë se biseda telefonike midis Presidentit Erdogan dhe Mbretit Salman për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për zgjidhjen e problemeve ka të ngjarë të hapë rrugën për shitjet e armëve të Turqisë në Arabinë Saudite.

 

Tags