Nëntor 22, 2020 13:44 Europe/Tirane
  • Euro pas shtatë viteve zëvendëson dollarin amerikan në shkëmbimet financiare të botës

Monedha euro pas stagnimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia Korona dhe pasigurisë politike në Amerikë, për herë të parë gjatë disa viteve të kaluara, ka zënë vendin e dollarit amerikan në shkëmbimet financiare të botës.  

Faqja informative “Bloomberg” njoftoi se monedha euro për herë të parë pas shtatë viteve, përsëri ka qenë monedha me përdorim më të madh gjatë muajit të kaluar.

Herën e fundit valuta euro në shkurt të vitit 2013 është përdorur si valuta e parë në botë. Organizata Botërore e Lidhjeve Financiare mes Bankave (SWIFT) që administron mesazhet e transaksioneve financiare të më shumë se 11 mijë institucioneve financiare në 200 vende të botës, ka treguar se valuta e Bashkimit Evropian në muajin e kaluar ka qenë valuta me përdorimin më të madh në botë dhe pas euros, pozicionohet dollari amerikan, phounda e Anglisë dhe jeni i Japonisë.

Në bazë të këtyre të dhënave, dollari i Kanadasë gjithashtu ka zënë vendin e valutës Juan të Kinës. Statistikat tregojnë se 37.8% e transaksioneve financiare me SWIFT në muajin tetor janë zhvilluar me valutën euro që shënon një rritje me 6% në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo është sasia më e madhe e transaksioneve të kryera me euro në shkurt të vitit 2013.

Përdorimi i dollarit të Amerikës ka rënë me 4.6% dhe ka arritur në 37.6%. Vlera e dollarit të Amerikës ka shënuar rënie me 11% të vlerës në krahasim me kulmin e tij në muajin mars përball indeksit të Bloomberg dhe shumë ekspert rënien e vlerës së dollarit e parashikojnë edhe në të ardhmen.

Tags