Nëntor 22, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Mijëra refugjatë lufte kthehen në shtëpitë e tyre në Nagorni-Karabak

Mijëra banorë të zhvendosur nga lufta në Nagorni-Karabak janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, kreu i qeverisë së vetëshpallur të rajonit të Nagorni-Karabakut tha të Dielën se duke parë shenja paqeje, 25,000 banorë të zhvendosur nga lufta midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë ishin kthyer në shtëpitë e tyre në ditët e fundit,. Ky numër i refugjatëve përbën një të gjashtën e popullsisë së përgjithshme të rajonit të Nagorni-Karabakut. Rajoni ka një popullsi prej rreth 150,000 njerëz, rreth gjysma e të cilëve janë larguar që nga fillimi i një raundi të ri luftimesh midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë më 27 shtator. Sidoqoftë, më 9 nëntor, Presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan  nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi një armëpushim të plotë në rajon. Rusia gjithashtu ka dërguar paqeruajtës në disa pjesë të rajonit, duke përfshirë pikat kufitare, dhe raportet e publikuara flasin për qetësi në rajon.

 

Tags