Nëntor 23, 2020 09:05 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite: Biden duhet të nënshkruajë marrëveshje të re me Iranin

Përfaqësuesi i përhershëm i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Joe Biden të nënshkruajë një marrëveshje të re me Iranin, duke pretenduar se marrëveshja bërthamore ka vdekur.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, përfaqësuesi i përhershëm i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara pretendoi se marrëveshja bërthamore kishte vdekur. Sipas raportit, "Abdullah al-Moallem" e bëri këtë pretendim, duke shtuar: "Biden do të kuptojë se ai duhet të nënshkruajë një marrëveshje të re me Iranin." Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, ai tha se normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist është i kushtëzuar nga tërheqja e Izraelit nga territoret e okupuara Palestineze dhe krijimi i një shteti të pavarur Palestinez me kryeqytet  Kodsin. Lidhur me marrëdhëniet e Riadit me qeverinë amerikane, Al-Moallem tha: "Ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me të gjitha qeveritë e SH.B.A.-së gjatë dekadave të fundit". Riadi nuk ndër vepron vetëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, por marrëdhëniet tona bazohen në marrëdhëniet me një qeveri të tërë.

Tags