Nëntor 23, 2020 15:07 Europe/Tirane
  • UNICEF premton shpërndarjen e 2 miliardë dozave të vaksinës kundër Korona për vendet e varfëra

Organizata UNICEF ka premtuar se 2 miliardë doza të vaksinës kundër virusit Korona do të shpërndahen për vendet e varfëra dhe në zhvillim e sipër.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se organizata UNICEF sot (të hënën) ka deklaruar se kjo organizatë në kuadër të planit botëror për vaksinën kundër virusit Covid-19 në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2021 do të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës kundër virusit Korona dhe do t’i shpërndajë ato për vendet e varfëra dhe në zhvillim e sipër.

Organizata UNICEF gjithashtu ka theksuar se për transferimin e vaksinës kundër virusit Korona dhe një miliardë pajisje përkatëse në vendet e varfëra si në Brundi, Afganistan dhe Jemen, aktualisht është duke bashkëpunuar me 350 kompani të linjave ajrore dhe transportit detar.

 

Tags