Nëntor 23, 2020 15:44 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste arrestojnë disa palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve armiqësore të tyre, kanë sulmuar dhe bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist ditën e hënë (sot) kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë bastisur disa shtëpi të palestinezëve dhe janë përleshur me qytetarët palestinezë të këtyre rajoneve.

Forcat ushtarake sioniste kanë hedhur bomba akustike dhe gaz lotsjellës në drejtim të palestinezëve dhe kanë arrestuar të paktën dhjetë palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist për çdo ditë sulmojnë dhe bastisin rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë dhe plagosin banorët palestinezë.

Tags