Nëntor 24, 2020 19:58 Europe/Tirane
  • Incident SHBA-Rusi në Lindjen e Largët

Moska u vu në lëvizje pas lajmit se një anije e marinës amerikane “Arleigh Burke” kishte hyrë në ujërat ruse në Lindjen e Largët dhe menjëherë është paralajmëruar se do të goditet.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se anija “USS John S. McCain” kishte hyrë dy kilometra në ujërat territoriale ruse dhe është kthyer prapa pasi ka marrë një paralajmërim nga anija ruse Admiral Vinogradov. “Anija sulmuese anti-nëndetëse e Flotës së Paqësorit, Admiral Vinogradov përdori një kanal ndërkombëtar komunikimi për të paralajmëruar anijen e huaj se veprime të tilla ishin të papranueshme. Pasi iu dha paralajmërimi dhe anija ruse ndryshoi kursin e saj, anija amerikane u kthye në ujërat ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, Flota Amerikane e Paqësorit nuk dha detaje mbi incidentin por tha vetëm se anija amerikane “shfrytëzoi të drejtat dhe liritë e lundrimit”.

 

Tags