Nëntor 24, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Biden, zgjedhjet kanë përfunduar, Trumpi kundërpërgjigjet

Donald Trump dhe Joe Biden po e vazhdojnë garën në rrjetet sociale se kush i ka fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në fakt, Biden tashmë është president i zgjedhur, por këtë nuk po e pranon presidenti aktual, Trump. Demokrati përmes rrjeteve sociale ka pohuar se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se populli duhet të bashkohet. “Zgjedhjet kanë mbaruar. Është koha të lëmë mënjanë partizanitetin dhe retorikën e krijuar për të demonizuar njëri-tjetrin. Ne duhet të bashkohemi”, ka shkruar Biden në llogarinë personale në Twitter. Por, kështu duket se nuk mendon kandidati republikan, i cili ka pohuar se Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) nuk e përcakton fituesin e zgjedhjeve. “Mos harroni, GSA ka qenë e jashtëzakonshme dhe Emily Murphy ka bërë një punë të shkëlqyeshme, por GSA nuk përcakton se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trump në Twitter. Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar mbi 300 vota elektorale gjersa Trump 240 sosh gjersa kandidati që ka 270 vota edhe i fiton zgjedhjet presidenciale amerikane.

 

Tags