Lavrov: Amerika shkaktare e kërcënimeve terroriste në Irak dhe Siri
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se kërcënimet terroriste në Irak dhe Siri dhe Libi janë krijuar si rezultat i veprimeve të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov ditën e mërkurë në një konferencë për shtyp të përbashkët me Fuad Husejn, homologun e tij irakian në Moskë, deklaroi: “Amerika po luftën me kërcënimet terroriste të cilat i ka krijuar vetë në Irak, Libi dhe Siri”.
Lavrov shtoi: “Rusia mirëpret përpjekjet e Bagdadit për vendosjen e stabilitetit dhe neutralizimit të kërcënimeve terroriste në këtë vend”.
Lavarov gjithashtu tha: “Përpjekjet e Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve të shteteve arabe me Izraelin nuk duhet të bëhen zëvendësim për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Palestinës. Amerika duhet të heqë dorë nga aventurat e saj në Lindjen e Mesme që mund të bëhen kërcënim për të gjithë rajonin”.