Nëntor 25, 2020 18:58 Europe/Tirane
  • Panik në Berlin, një veturë përplaset në rrethojën mbrojtëse pranë zyrës së kancelares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një veturë është përplasur në rrethojën mbrojtëse pranë zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin, raporton Reuters.

Detaje të këtij incidenti janë ende duke u hetuar, kurse policia po kontrollon veturën e zezë që kishte disa mbishkrime të shkruara me ngjyrë të bardhë si “Stop politikës globale”. E në anën tjetër të veturës është shkruar “Ju të mallkuar, po vrisni fëmijë dhe të moshuar”. Në vend të ngjarjes kanë dalë dhjetëra policë dhe ekipi i zjarrfikësve. Merkel sot është dashur të jetë nikoqire e një video-konference të kryetarëve të komunave gjermane, ku do të diskutohej për zgjatjen e bllokadës dhe hapat e mëtutjeshëm në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

 

Tags